Lajme
Gjilani nderon Xherdan Shaqirin
Këshilltarët komunalë të Komunë së Gjilanit kanë propozuar që Kuvendi i Gjilanit ta shpallë qytetarë nderi futbollistin Xherdan Shaqiri
Ylli kosovar i futbollit që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri do të shpallet qytetarë nderi i komunës së Gjilanit. I lindur në Zhegër dhe ish kampion i Evropës me Bayern Mynhen-in, Shaqiri do të nderohet në Gjilan, sepse konsiderohet si ikona e këtij qyteti.
Iniciativën për ta shpallur “xhuxhin magjik” qytetar nderi, e kanë ndërmarrë këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Asamblenë Komunale të Gjilanit, që realisht përbëjnë shumicën parlamentare.
Abdyl Aliu është shef i grupit të këshilltarëve të LDK-ë në Asamble. Ai tha se nesër, e shtunë, do ta organizojnë një konferencë për media, ku zyrtarisht do të propozohet Xherdan Shaqiri, i nominuar për qytetar nderi të Gjilanit.
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, duke shënuar “hat trik” për Zvicrën, dhe kështu u bë lojtari i 50-të, në gjithë historinë e futbollit që shënon tri herë në kampionat botëror. Ai është lindur në Zhegër rë Gjilanit dhe ka dëshmuar disa herë se është shumi i lidhur me vendlindjen.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













