Lajme
Gjilani, mikpritje për fëmijët e mërgimtarëve
Lutfi Haziri priti një grup fëmijësh nga diaspora, të cilët i njoftoi lidhur me veçoritë e komunës. Ndërsa këshilltarët propozuan zyrtarisht Xherdan Shaqirin “qytetar nderi”
Një grup i fëmijëve shqiptarë që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës, Gjermani, Zvicër, Angli, Turqi dhe Greqi, kanë vizituar Komunën e Gjilanit, ndërsa nga kryetari Lutfi Haziri janë njoftuar për të gjitha veçoritë e kësaj komune, por edhe bukuritë e Anamoravës si rajon lindor i Kosovës.
Këta fëmijë të shoqëruar nga drejtoresha e qendrës kulturore të Kosovës për Zvicër, Shukrije Ramadani, vizituan Gjilanin në kuadër të Ditëve të Diasporës.
Kryetari i Gjilanit, Haziri tha se mbi 32 për qind e gjilanasve jetojnë në shtete të Evropës, dhe janë shumë të lidhur me familjet e tyre në Gjilan ku ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në të gjitha aspektet.
Fëmijët e pranishëm i bënë disa pyetje nga më të ndryshme kryetarit Haziri, të cilëve u është përgjigjur me kënaqësi.
Nga ana e saj, Shukrije Ramadani ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin që edhe në këtë ditë pushimi ka gjetur kohë t’i presë e t’i nderojë fëmijët shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës. Shukrije Ramadani është bashkëshortja e dëshmorit Agim Ramadani.
Se Gjilani di t’i respektojë djemtë e saj në diasporë, dëshmon iniciativa e këshilltarëve komunal për ta shpallur Xherdan Shaqirin, qytetar nderi të Gjilanit.
Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve komunalë (LDK), i cili e ka publikuar këtë nismë, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se motivacion kryesor për shpalljen e Shaqirit qytetar nderi, janë sukseset e tij në futboll, që shkojnë përtej çdo futbollisti tjetër shqiptar.
Xherdani shkëlqeu në botërorin 2014, ku u rendit në mesin e futbollistëve më të mirë në botë, krahas Messit dhe të tjerëve. Aliu tha se pret që Xherdan Shaqiri do të jetë vetë i pranishëm në Gjilan, kur t`i akordohet titulli Qytetarë Nderi. Këtë titull e kanë marrë më herët studiuesi Mehemt Halimi dhe ish-senatori amerikan Bob Dol.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











