Sport

Gjilanasit pësojnë edhe humbjen e tretë në Zvicër

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

  • ALBINFO.CH

Kësaj radhë si kundërshtar kishin ekipin e U17 të Young Boys nga Berna e Zvicrës, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin Stade de Suisse në Bern.

Në një ditë me diel e me kushte ideale për ndeshje, ekipi i U17 nga Gjilani hynë mjaft të motivuar në fushë, e që fatkeqësisht përcillej nga një numër i vogël shikuesish, kryesisht familjarë.

Sikurse në lojën paraprake, 15 minutat e parë të ndeshjes po dalin te jenë jo të favorshëm për gjilanasit, sepse pikërisht në minutën e 11 pësuan golin e parë nga kundërshtarët.

Megjithë përpjekjet e tyre si dhe me 2 rastë të mira shënimi nga kosovarët, porta e kundërshtarit mbeti e paprekur.

Mirëpo kjo duket se nuk mjaftonte, sepse edhe në këtë lojë vlente rregulli i pashkruar në futboll se nëse nuk shënon, pëson. E këtë e shfrytëzuan mjaft mirë kundërshtarët, duke shënuar 4 gola në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njejtë, por të paktën për gjilanasit ishte më fatsjellëse. Edhe përkundër 3 golave të pësuar në këtë gjysmë lojë, ata arritën të paktën të tundin 2 herë rrjetën e kundërshtarit, duke realizuar dy herë nga 11 metërshi. Kështu që edhe në lojën e tretë U17 nga Regjioni i Gjilanit, pëson humbje me rezultat 7:2.

Pas ndeshjes në një prononcim për Albinfo.ch,  trajneri i U17 të Young Boys Andre Niederhauser, pati fjalë shumë të mira për ekipin kosovar, ku pranonte se fillimi i pjesës së parë ishte mjaft i vështirë për ekupin e tij, falë angazhimit të madh të kosovarëve, po që ky presion ishte i shkurtër, sepse ekipi i tij e morri vehten.

Po ai sheh mjaft potencial tek këta të rinjë, ku me një punë të palodhshme mund të arrihen rezultate.

Edhe kapiteni i U17 të Gjilanit, Arnis Latifi, duke vleresuar lart gjendjen fizike të kundërshtarit, në anën tjetër, pos disa mangësive, thekson se komponimi i ekipit është një hendikep i madh, për shkak se vijnë nga 4 klube të ndryshme të Gjilanit, e sidomos mungesa e lojërave të zhvilluara së bashku. Përkundër humbjes, ai 3 lojërat e zhvilluara deri më tash, i sheh si mjaft pozitive për ekpin, që do të ndihmonte në krijimin e përvojës për të ardhmen.

Në kuadër të të rinjëve nga Gjilani, ishin edhe dy lojtarë Lorik Berisha si dhe Elon Sahiti, të cilin kishin udhëtuar enkas për këtë lojë nga Anglia, respektivisht Suedia.

Që të dy në një mënyre pajtoheshin se ekipit i mungon përgatitja fizike, si dhe loja ekipore, e që sipas tyre duhet të punohet më shumë në punë ekipore, pasi për shumë nga lojtarët ishte pothuajse  hera e parë që luanin bashkë.

Por që të dy, Loriku dhe Eloni mendojnë se me punën e duhur, diferenca me ekipet e deritashme kundërshtare mund edhe të balancohet.

Fjalë pozitive për kipin gjilanas patën poashtu edhe mesfushori i U17 të YB, Fredi Kofa si dhe referi kryesor i ndeshjes, i cili edhe përkundër shumë vendimeve të tij, nuk pa tek kosovarët ndonjë reagim negativ në fushë, si ndaj tij, po ashtu edhe ndaj asistentëve te tij si dhe kundërshtarit.

Udhëtimi dhe aranzhimi i ndeshjeve për kosovarët është bërë nga Organizata „ Swiss association for football talents” – www.fussballtalent.ch, si dhe FC Schwamendingen.

 

Ekipi U17 nga Regjoni i Gjilanit gjatë ditës së sotme përballet me bashkëmoshatarët e tyre nga GC Zürich.