E-Diaspora
Gjilanasit menaxhojnë tre supermarkete “Spar Express” në Zvicër
Nexhmedin Iseni dhe nipi i tij, Leotrim Iseni, janë një histori suksesi prej afaristësh në Zvicër.

Gjilanasit hyjnë në listën e një të tretës së detailistëve të „Spar“-it që janë emra apo sipërmarrës me prejardhje shqiptare.
Mbase nuk janë krejt rastësisht në këtë biznes. Për 10 vjet kishin punuar si menaxherë nëpër shitoret «Spar» në Zvicër, për t’u pavarësuar nga 2010 në njërin prej tyre në Aargau.
Nexhmedin Iseni, bashkë me nipin e tij, Leotrimin, tashmë po menaxhojnë tri shitore “Spar Express”: në Rümlang, Neuenhof dhe Winterthur.
Përkundër sfidave, ishin të vendosur që vetëm përmes punës së përkushtuar dhe të sinqertë të arrinin aty ku janë sot, shumëkush ua ka lakminë për atë që kanë bërë mixha me nipin.
Janë mbi 4000 produkte që ofrohen në shitoret “Spar Express”, në mesin e tyre edhe nga Kosova, si birra e Pejës.

«Nuk është lehtë të menaxhohet një shitore, ku përfshihet edhe pompa e benzinës dhe të gjitha llojet e autolarjeve. Më vështirë e bën orari me ndërrime, shitoret janë të hapura nga ora 6 e mëngjesit deri orën 24», thotë pronari Nexhmedin Iseni.
Në këto shitore janë të punësuar shumica shqiptarë. Ata komunikojnë mes veti në gjermanisht dhe shqip.
Ekipi prej mbi 30 punëtorësh që sot udhëheqin Nexhmedini dhe Leotrimi është i specializuar në sektorin e shitjes me pakicë.
Ata po u mundësojnë edhe të rinjve të bëjnë zanatin e tyre në shitoret «Spar Express-i». Në çdo shitore janë të angazhuar 2-3 praktikantë (lehrling).
«Me axhën tim bashkëpunojmë që nga viti 2010. Kemi filluar me 500 metra katrorë me një shitore në Aargau, ndërsa tani menaxhojmë 3 shitore «Spar Express», thotë Leotrim Iseni.
«Spar» në Zvicër tashmë pronarët i ka nga Afrika e Jugut, e ata ishin mysafirë të Nexhmedinit dhe Leotrimit në përvjetorin e parë të njërit prej “Spar Express” në Rümlang, një lokalitet shumë i njohur për shqiptarët në Zvicër, për shkak se në afërsi është edhe «Rinora 4».

«Pronarët e Afrikës së Jugut të shitoreve ‘Spar’ në Zvicër janë shumë të afërt dhe mikpritës si shqiptarët. Ata kanë shprehur gatishmërinë që të na ndihmojnë për zgjerimin e biznesit tonë», tha Leotrimi, duke premtuar se do të kenë edhe një shitore në qendër të Cyrihut.
“Spari Express” i Nexhmedinit dhe Leotrimit është renditur në venin e dytë në Zvicër si më i miri vitin e kaluar, e si shpërblim ishin ftuar në Afrikën e Jugut.
Këtë kishin arritur duke u dalluar për cilësinë e lartë të produkteve, standardin e jashtëzakonshëm të shërbimit, kujdesin dhe vëmendjen ndaj klientëve.
«Kam kaluar shumë mirë, janë mikpritës si shqiptarët. Më kanë pritur shumë mirë në Afrikën e Jugut», thekson Leutrimi.


Punëtorët shqiptarë apo me prejardhje shqiptare prijnë në këtë zanat si drejtues të suksesshëm të supermarketeve në formën e detailistëve që furnizohen nga „Spar“, por që funksionojnë të pavarur sipas sistemit „françis“. Ndryshe, detailistët e pavarur pasqyrojnë suksesin e këtij rrjeti të produkteve ushqimore.
Kush është “SPAR” ?
“SPAR” është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van Well nën moton DE SPAR, “Door Eendrachtig Samenwerken Profiteren Allen Regelmatig” (“Të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”). Prej asaj kohe “SPAR” vazhdon ekspansionin, duke u shtrirë në më shumë se 44 vende të ndryshme të botës, përfshirë kontinentet e Evropës, Australisë, Afrikës dhe Azisë.
Çdo ditë 12.176 dyqane “SPAR” vizitohen nga më shumë se 13 milionë klientë, me një xhiro prej mbi 30 miliardë eurosh.

E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”