Futboll
Gjigantët e futbollit turk e duan gjigantin e Kosovës
Sulmuesi i Kosovës, Vedad Muriqi është në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Rizesportin në Superligën turke.
Ai gjithashtu ka shkëlqyer edhe me Kosovën në Ligën e Kombeve apo edhe në ndeshjen e fundit me Bullgarinë, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal ka konfirmuar se në adresë të klubit turk kanë arritur dy oferta zyrtare, asnjë prej tyre në nivelin minimal të kërkuar.
“Veç Fenerbahçes dhe Galatasarayt, nuk ka arritur ndonjë ofertë tjetër për Muriqin”, ka thënë kreu i klubit nga Superliga turke për TRT Sports, raportojnë mediat shqiptare.
“Oferta e Galatasaray është 3 milionë euro, ndërsa oferta e Fenerbahçes nuk ka ndryshuar ende 2,3 milionë euro. Për të dhënë një lojtar si Vedati nuk është e mundur. Për momentin gjërat janë kështu. Kur t’i skadojë kontrata, ai do të jetë i lirë të shkojë”, përfundoi Kartal.
Rizespori ndërkohë i kërkon 10 milionë euro për futbollistin e ekipit të Kosovës ndërsa për të ka oferta edhe nga Tuluz e Real Betis.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














