Lajme

Gjermania zotohet për mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë

I dërguari gjerman për Ballkanin, Reichel shprehu gatishmërinë e Qeverisë gjermane për të mbështetur Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Ernest Reichel dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Peter Blomeyer. Siç bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, Kuçi me mysafirët ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me shtetin gjerman.

Ministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës e vlerësojnë mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen.

Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën gjermane dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Reichel shprehu gatishmërinë e Qeverisë gjermane për të mbështetur Kosovën në veçanti në forcimin e sundimit të ligjit.

Bashkëbiseduesit pasi diskutuan shprehën interesimin për thëllimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve edhe në fushat tjera, thuhet në fund të komunikatës pe¨r shtyp të ministrisë së drejtësisë.