Bota
Gjermania zgjat edhe për tre muaj të tjerë kontrollet kufitare
Afati për kontrollimin kufitar i caktuar në fillim të vitit dhe i cili duhej të përfundonte në mesin e shkurtit, do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë. Ai pritet të përfundojë më 13 maj
Qeveria Federale e Gjermanisë do të zgjasë afatin për kontrollimin në kufijtë e shtetit. Këtë qëndrim Berlini zyrtar e ka marrë duke u mbështetur në faktin se po vazhdon me ritëm të njejtë fluksi i refugjatëve.
Afati për kontrollimin kufitar i caktuar në fillim të vitit dhe i cili duhej të përfundonte në mesin e shkurtit, do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë, shkruajne mediet gjermane. Ai pritet të përfundojë më 13 maj.
Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maiziere e sheh të domosdoshëm vazhdimin e kontrolleve në kufij, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se vetëm në këtë mënyrë sigurohet një procedurë e rregullt e hyrjes së të huajve në vend dhe po ashtu mundësohet siguria e brendshme dhe rendi publik.
Pika neuralgjike në këtë kontekst vazhdon të mbetet në kufirin e Gjermanisë me Austrinë.
Për vazhdimin e afatit për ushtrimin e kontrollit kufitar Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar zyrtarisht shtetet fqinje, Komisionin e BE-së dhe shtetet tjera, anëtare të Shengenit.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













