Maqedonia
Gjermania, vend i preferuar për maqedonasit
Këtë e tregon numri i lartë i personave që regjistrohen për të mësuar gjuhën gjermane.
Gjermania mbetet një nga vendet e synuara nga shumë qytetarë dhe informacionet e plasuara nga Agjencia Federale e Punësimit gjatë muajit gusht se kërkojnë mijëra punëtorë është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë edhe në vendin tonë.
Këtë e tregon numri i lartë i personave që regjistrohen për të mësuar gjuhën gjermane.
Bekim Kamberi nga një qendër kursesh për gjuhë të huaja, thotë për Alsat se numri i kursantëve mbetet i lartë, pavarësisht rrethanave të krijuara për shkak të pandemisë si shtyrja e terminëve për vizë.
“Në kohën e fundit, pasi kaluan pushimet verore, interesimi për të mësuar Gjuhën Gjermane është rritur, pasi që nga 1 shtatori Ambasada Gjermane, përsëri ka filluar 00:43 më ofrimin e vizave. Kemi një informacion nga Ambasada Gjermane se gjatë shtatorit ka pasur rreth 50 mijë klikime në faqen ku aplikohet për vizë.”- deklaroi Bekim Kamberi, transmetpn Albinfo.ch.
Ai thotë se nga kursantët e regjistruar, ata që planifikojnë të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut dhe të punësohen këtu janë shumë të paktë.
“ Kemi shumë pak persona që e mësojnë gjuhën gjermane dhe duan të mbesin këtu.00:04 Ka edhe prej atyre që janë vërtet të dëshpëruar. Ka shumë të rinj që kanë mbaruar edhe studimet akademike dhe hasin në vështirësi për punësim. Tani mënyrën e vetme kanë gjetur, pasi që Gjermani si një ndër shtete më të fuqishme Evropiane ofron programe që kërkojnë fuqi punëtore. Kështu shumica e të rinjve e gjejnë veten të gatshëm të transferohen në Gjermani. Të punësohen atje, se sa të punësohen këtu”- pohoi Bekim Kamberi- qendër kursesh për gjuhë gjermane.
Gjatë vitit 2020, 1625 persona kanë marrë përgjigje pozitive në aplikimin e tyre për vizë.
Nga Ambasada Gjermane thonë se lidhur me kategorinë e vizave “punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor”, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, u dha një kuotë totale vjetore prej 25,000 vizash.
Nga ajo kuotë, 4,750 viza në vit i përkasin Maqedonisë së Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












