Lajme
Gjermani: 27 dhjetori, dita e fillimit të vaksinimit COVID-19
Gjermania do të fillojë vaksinimin më 27 dhjetor me banorët e shtëpive të të moshuarve, njoftoi të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Në një deklaratë, 16 ministrat e shëndetit të nivelit shtetëror të Gjermanisë thanë se Spahn kishte njoftuar “miratimin dhe furnizimin e pritur të vaksinës BioNTech” javën e ardhshme, me shpërndarjen që filloi pak para fundit të vitit. Përderisa Gjermania mban presidencën e rradhës së BE-së, kjo nënkupton që 27 dhjetori do të jetë data e fillimit për të gjitha vendet anëtare, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Kancelarja Angela Merkel dëshiron të zhvillojë një diskutim me themeluesit e BioNTech, Ugur Sahin dhe Lemzlem Türeci në një video-konferencë të enjten.
Të mërkurën, po ashtu kryeministri francez, Jean Castex, tha se Franca mund të fillojë vaksinimet “në javën e fundit të dhjetorit” nëse “plotësohen të gjitha kushtet”. Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se të gjitha vendet e bllokut mund të fillojnë në të njëjtën ditë pasi të miratohet vaksina Pfizer-BioNTech.
Komisioni do të bëjë thirrjen e fundit mbi autorizimin pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të ketë dhënë vendimin e saj përfundimtar. Vaksina Pfizer-BioNTech tashmë është aprovuar në disa vende perëndimore, duke filluar me Britaninë dhe SHBA-në, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














