Bota
Gjermania synon të anulojë nënshtetësinë e dyfishtë!
Duke e bërë sërish temë debati, CDU-ja synon anulimin e nënshtetësisë së dyfishtë. Grupi rinor i CDU-së "Junge Union" kërkoi anulimin ligjit të miratuar në vitin 2014 i cili e kishte liberalizuar dhënien e nënshtetësisë së dyfishtë
Deri në dhjetor 2014 pjesës më të madhe të fëmijëve me prindër të huaj u duhej të zgjidhte në moshën 18 deri 23-vjeçare nëse donin të mbanin nënshtetësinë gjermane apo atë të prindërve të tyre. Kjo kishte të bënte kryesisht me fëmijët me prindër turq, shkruan deutschewelle.de
Ky ligj u ndryshua në vitin 2014 pas bisedimeve të gjata mes partive të unionit CDU/CSU dhe SPD-së, që përbëjnë së bashku koalicionin e madh në Berlin. Që prej asaj kohe personat në fjalë mund t’i mbajn në kushte të caktuara të dyja pasaportat – madje përgjithmonë.
As dy vjet më pas CDU-ja e bën nënshtetësinë e dyfishtë temë debati në kongresin e partisë në Essen. Grupi rinor i CDU-së “Junge Union” kërkoi anulimin e këtij ligji dhe pas një debati të nxehtë dhe plot diskutime, arriti një shumicë të vogël kundër dëshirës së kancelares dhe të ministrit të Punëve të Brendshme. Pra çështja është kthyer në rendin e ditës.
Nënshtetësia e dyfishtë nxit integrimin
Eva Högl zëvendëskryetare e grupit parlamentar të socialdemokratëve në parlamentin gjerman tha në intervistë me Deutsche Wellen se është “me të vërtetë e tronditur me këtë vendim të CDU-së. Sepse me të partia i kundërvihet kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière.” Sipas saj, me këtë vendim CDU-ja nxit politikën e partisë radikal të djathtë Alternativa për Gjermaninë.
Ajo thotë se ligji për lejimin e dynënshtetësisë tregon respekt për faktin se gjithnjë e më shumë njerëz kanë biografi ndërkombëtare. Sipas saj ata e pranojnë Gjermaninë dhe prandaj duan të marrin nënshtetësinë gjermane, por nuk duan që të humbasin as lidhjet me vendin e origjinës së prindërve dhe të gjyshërve dhe kjo është në rregull. Sipas Eva Hëgl dynënshtetësia nxit integrimin dhe nuk është pengesë për këtë.
Kurs i rrezikshëm
Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të socialdemokratëve mendon se CDU/CSU-ja po orientohen nga e djathta dhe se duket se po i bien pas shpine kryetares së partisë CDU dhe kancelares Angela Merkel. Në kongres delegatët vërtet e rizgjodhën atë si kryetare të partisë, por miratimi i kërkesës për ndryshimin e ligjit për nënshtetësinë tregon se ka mospërputhje mes partisë dhe drejtuesve të saj dhe se ky kurs është i rrezikshëm dhe se CDU-ja duhet ta mendojë mirë nëse ky është kursi i duhur.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









