Lajme
Gjermania shtrëngon masat
Mësohet se në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet edhe për të vaksinuarit dhe të shëruarit, transmeton albinfo.ch.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministrat e 16 landeve të Gjermanisë miratuan të martën, më 21.12. në një takim virtual, masa më të rrepta për kufizimin e kontakteve.
Ato do të hyjnë në fuqi pas Krishtlindjeve, pra më 28 dhjetor. Pas kësaj date nuk do të lejohen më takime me më shumë se dhjetë vetë njëherësh. Klubet dhe diskotekat do të mbyllen, ndërsa ndeshjet e futbollit dhe aktivitete të ngjashme do të bëhen pa publik.
Për të pavaksinuarit janë ende në fuqi rregullat e mëparshme.
Ekspertët kërkojnë më shumë
Korona nuk bën pushime për Krishtlindje, tha Scholz teksa prezantoi masat, të martën në Berlin. Scholz tha se Gjermania e ka nën kontroll valën e katërt, por varianti Omikron, i cili mund të mbijetojë edhe te të vaksinuarit, po na çon drejt valës së re, për të cilën tani duhet të përgatitemi. “Nuk duhet dhe nuk na lejohet t’i mbyllim sytë para kësaj vale tjetër”, tha ai.
Masat e reja synojnë të reduktojnë numrin e kontakteve, sidomos për Natën e Vitit të Ri. Ato ishin sugjeruar më parë edhe nga Këshilli i Ekspertëve, që u krijua nga qeveria e re.
Vazhdon fushata e vaksinimit
Scholz tha gjithashtu se, krahas këtyre masave, do të vazhdojë edhe fushata e vaksinimit, edhe gjatë ditëve të festave dhe ndërmjet tyre. Deri në fund të janarit qeveria synon të arrijë edhe 30 milionë vaksina të reja përforcuese.
Gati një e treta e popullsisë (32,6%) kanë marrë vaksinën e tretë, mbi 70% janë vaksinuar dyfish ose kanë marrë një vaksinë njëdozëshe, si Johnson & Johnson. Scholz është për ta bërë vaksinimin me detyrim për të gjithë të rriturit, por për këtë do të vendosë Bundestagu.
Landet, të pakënaqura
Masat e marra të martën do të rishqyrtohen në datën 7 janar të vitit të ardhshëm, kur të mblidhet konferenca tjetër e radhës e Federatës dhe Landeve. Dy lande, Baden-Württenberg dhe Saksoni, u distancuan nga vendimi, nëpërmjet një note protokollare. Ata sikurse edhe instituti Robert Koch kërkojnë masa të menjëhershme dhe më të ashpra. /DW
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













