Lajme
Gjermania publikon listën e shteteve të rrezikuara nga koronavirusi
Gjermania ka publikuar një listë të vendeve që i konsideron 'zonat e rrezikut me koronavirus'. Mes tyre është Turqia dhe disa shtete amerikane.
Qeveria gjermane ka klasifikuar Turqinë, së bashku me 130 vende të tjera, si zona të rrezikut me koronavirus.
Lista, e cila u botua për herë të parë të hënën nga Instituti Robert Koch (RKI) dhe tani po përditësohet rregullisht, përfshin vende të tjera, si Egjipti, Tajlanda dhe Maroku, si dhe disa shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe New York-un, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Kushdo që hyn në Gjermani nga një zonë e rrezikut, do të detyrohet të vetëkarantinohet për 14 ditë.
Të hënën, më 15 qershor, Gjermania hoqi paralajmërimin kundër udhëtimit turistik për vendet dhe shtetet e BE-së, duke e zëvendësuar atë me këshilla të hollësishme të udhëtimit.
Sidoqoftë, paralajmërimi i udhëtimit mbetet në fuqi për të ashtuquajturat vendet e treta jashtë BE-së deri në fund të gushtit. Do të thotë që njerëzit janë të dekurajuar të udhëtojnë në këto vende dhe ata duhet të kryejnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore, nëse udhëtojnë për në Gjermani. Turqia, destinacioni i tretë i pushimeve për gjermanët pas Spanjës dhe Italisë, po bën presion që ky bllokim udhëtimi të hiqet. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu, kohët e fundit shprehu zhgënjimin për bllokimin e udhëtimit në gjithë botën.
“Arsyet shkencore pas vendimit janë të vështira për t’u kuptuar”, i tha ai Der Spiegel. Gjithçka është e përgatitur për një udhëtim të sigurt në Turqi, shtoi ai.
Qeveria tha se po “rishikon vazhdimisht” listën e saj të zonave të rrezikut dhe u bëri thirrje njerëzve të kontrollojnë uebsajtin për përditësime, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












