Bota
Gjermania privatizon procesin e lëshimit të vizave Shengen
Gjithnjë e më shumë firma të huaja po marrin në menaxhim procedurën për lëshimin e vizave Shengen. Kritikët janë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave dhe mundësinë për korrupsion
Aplikacionet për viza në vend që të procedohen nga departamentet konsullore të ambasadave gjermane jashtë vendit, po e bëjnë gjithnjë e më shumë kompani private, të cilat në këtë mënyrë kanë qasje në informata private të qytetarëve. Kjo u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, në shkrimin në të përditshmen “Tageszeitungen”, përcjell albinfo.ch.
“Zëdhënësi i Ministrisë tha për Deutsche Welle se kompania indiane “VFS Global” është e licencuar për të operuar. Tani ata mbledhin pasaportat dhe të dhënat biometrike të njerëzve nga nëntë shtete, të cilët kanë aplikuar për një vizë Shengen. Ministria e Jashtme gjermane aktualisht është e lidhur me pesë kompani të tilla të jashtme për shqyrtimin e kërkesave për viza për qytetarët e 18 vendeve dhe janë duke shqyrtuar mundësinë e angazhimit të kompanive të jashtme në 14 vende të tjera.
Angazhimi i shërbimeve të përpunimit të vizave komerciale është një trend global. Shumë vende në këtë mënyrë duan të kursejnë para dhe kështu të përballojnë numrin e madh të kërkesave për viza. Qytetarët paraqesin kërkesat e tyre në qendrat e drejtuara nga këto firma, prandaj kërkesat u përcillen konsullatave dhe ambasadave. Dokumentet që dorëzohen janë pasaporta dhe të dhëna të tjera personale, shpesh shenjat e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera biometrike. Përveç tarifës së përpunimit në konsullatë, aplikantët duhet të paguajnë për shërbimin e firmës së jashtme.
“VFS Global”, e themeluar në vitin 2001, është kompania lider në treg. Në portalin e saj të internetit thuhet se funksionon për 65 qeveri dhe ka 2337 qendra shërbimi në 129 vende dhe se deri më tani ka përpunuar 154 milionë aplikime për viza.
Ky zhvillim i situatës është shqetësues për disa politikanë. Disa kritikë janë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale. Në vitin 2007, për shkak të një gabimi, 50 000 aplikacione për vizë të përpunuara nga “VFS Global” në Ambasadën Britanike ishin në dispozicion të publikut në internet.
Ministria e Jashtme gjermane aktualisht bashkëpunon me pesë firma të jashtme.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë thekson se firmat partnere janë të lidhura nga një marrëveshje, pavarësisht se ku janë selitë e tyre.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









