Bota
Gjermania pezullon punën për kërkesat e azilit nga sirianët
Grupi gjerman i mediave Funke, duke cituar ministrinë e brendshme, tha se vendimet për disa kërkesa për azil nga sirianët janë ‘shtyrë’ me ndryshimet që priten të bëhen në udhëzimet e ministrisë.
Delegacionet nga Irani, Rusia dhe Turqia u takuan të enjten në Kazakistan duke kërkuar për një fund të konfliktit sirian.
Si pasojë e ndalimit të disa kërkesave të azilit nga ana e Gjermanisë, organizatat e refugjatëve kanë frikë se qeveria e Angela Merkelit do të refuzojë më shumë aplikime nga Siria nëse nuk ka më konflikt të armatosur atje, thotë Funke, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Funke, ata që preken janë kërkuesit e azilit, që janë në “mbrojtje plotësuese” – të ekspozuar ndaj rrezikut të rëndë, akteve të luftës, dënimit me vdekje ose torturës në vendin e tyre.
Sipas shifrave të qeverisë, 17,411 sirianë u është dhënë statusi i azilantit në vitin 2018.
Gjermania është thellësisht e polarizuar nga vendimi i Kancelares Angela Merkel për vitin 2015 për të hapur kufijtë e vendit ndaj atyre që iknin nga konflikti dhe persekutimi në kulmin e krizës së emigrantëve të Evropës.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












