Lajme
Gjermania përkrah zhvillimin e Kosovës
Reichel ka deklaruar se rinia kosovare është shpresa e zhvillimit të vendit pasi që ka kualifikimet e duhura dhe njeh gjuhët e huaja
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel ka shprehur përcaktimin e vendit të tij për të përkrahur Kosovën në të gjithë lëmit, duke theksuar në rend të parë përkrahjen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit vendor ambasadori Reichel, ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe vendit të tij zhvillimit ekonomik. Ai ka deklaruar se rinia kosovare është shpresa e zhvillimit të vendit pasi që ka kualifikimet e duhura dhe njeh gjuhët e huaja.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se Gjermania deri më tash në mënyrë të gjithanshme ka përkrahur Kosovën në të gjitha fushat. Gërxhaliu ka thnë se modelet gjermane te edukimit do të jenë me siguri model i mirëseardhur për ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se ekziston nevojë e madhe që të punohet në promovimin e vlerave dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












