Bota
Gjermania paralajmëron për recesion
Prodhimi industrial pritet të zvogëlohet ndjeshëm në tremujorin aktual
Ekonomia gjermane mund të hyjë në një recesion në tremujorin e tretë, siç paralajmëroi Bundesbank të hënën, pasi që debati për masat e qeverisë për të mbështetur ekonominë në Berlin u rrit.
“Ekonomia mund të kontraktohet përsëri pak këtë verë, tha Banka Qendrore e Gjermanisë në raportin e saj mujor, pas një rënie prej 0.1 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë.
“Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, prodhimi industrial pritet të zvogëlohet ndjeshëm edhe në tremujorin aktual”, thuhej tutje në raportin e kësaj banke, përcjell albinfo.ch.
Sinjalet alarmante po ringjallin debat politik midis atyre që mbështesin dogmën e buxhetit të balancuar të qeverisë gjermane dhe atyre që kërkojnë më shumë fleksibilitet për të ringjallur ekonominë.
Ndërsa intensifikohen tensionet SHBA-Kinë, ekonomistët kanë kërkuar që Gjermania të krijojë para për të shmangur recesionin, por qeveria e kancelares Angela Merkel ka thënë më parë se gjërat nuk janë akoma aq të këqija.
Duke cituar burime anonime, revista “Der Spiegel” tha të premten se qeveria “nuk kishte qëllim të vazhdonte të ndante para në rast të një recesioni”.
Pas krizës financiare dhe deri në 2013, ka pasur shifra negative që përfaqësojnë ndryshimin midis të ardhurave dhe shpenzimeve të Gjermanisë.
Në veçanti, disa Social Demokratë, partnerë më të rinj në qeverinë e koalicionit të Merkel, duan që Gjermania të tërheqë rezervat e saj për të financuar një plan për të luftuar ngrohjen globale ose punën e infrastrukturës.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














