Lajme
Gjermania: Nuk ka azil për vendet e Ballkanit
Dhoma e lartë e Parlamentit Gjerman sot ka miratuar ndryshimet e ligjit për azilin, me të cilin Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të kualifikohen si vende të sigurta
Kjo do të thotë se azilkërkuesit nga këto vende shumë shpejtë do të kthehet në vendin e origjinës ngase kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen në procedurë të shpejtë në Gjermani.
Këtë vit në Gjermani janë dorëzuar rreth 100 mijë kërkesa për azil, që është 60 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në periudhën janar-gusht kërkesat e tilla janë paraqitur mbi 14 mijë qytetarë të Serbisë, mbi 5 mijë nga Maqedonia, dhe rreth 5 mijë nga Bosnja Hercegovina.
Qeveria gjermane ndërkohë ka premtuar lehtësime në ligjin për azilin, sidomos në qëndrimin e detyruar në një rajon ku refugatatët janë të regjistruar, por edhe kur është fjala për punësimin. Në të ardhmen refugjatët janë të detyruar të qëndrojnë vetëm tre muaj në një vend të caktuar.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar një “mënyrë veprimi të kujdesshme dhe të përgjegjshme” me refugjatët, pas rritjes së dukshme të numrit të refugjatëve nga Siria dhe Iraku.
Një reformim i ligjit të azilit do të mundësojë që të “ndihmohen ata që kanë nevojë urgjente për ndihmë”, ka thënë Merkel. Edhe Minisitri i Brendshëm gjerman, de Maiziere kërkon përmes një iniciative të reduktojë numrin e azilkërkuesve.
Së bashku me Francën, Poloninë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, ai ka lansuar iniciativën e një politike të koordinuar evropiane për refugjatët.
Synimi është të shpërndahet barra në mënyrë të drejtë, pasi disa vende kritikojnë se marrin numrin më të madh të refugjatëve.
Në fillim të tetorit ministrat e Brendshëm të BE-së do të diskutojnë për masat e reja në drejtim të politikës së azilit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












