Lajme
Gjermania njeh testet PCR nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë pritur sot një delegacion të Institutit gjerman “Robert Koch”, me të cilin kanë biseduar për situatën epidemiologjike me pandeminë COVID – 19.
Në takim u diskutua për një sërë temash, si trajnimi i stafit mjekësor për trajtim emergjent të pacientëve, vlerësimi i punës së profesionistëve shëndetësorë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve, këshillëdhënien në fushën e komunikimit me publikun në pandemi, si dhe në mbështetjen me ekspertizë profesionale të IKSHPK-së, validimi i testeve molekulare, në funksion të përballjes me situatën e krijuar nga COVID-19, shkruajnë mediat vendore, përcjell Albinfo.ch
Po ashtu, u diskutua edhe për raportin përmbledhës që ekspertët shëndetësorë pritet ta dorëzojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilin do të përshkruhen të gjeturat dhe do të listohen rekomandimet.
Kryeministri Hoti potencoi masat që ka ndërmarrë Qeveria në luftën kundër pandemisë COVID-19, bashkë me planin për rimëkëmbje ekonomike, i cili është në harmoni me situatën e krijuar, nevojat e qytetarëve dhe biznesit në vend.
“Angazhimi dhe mbështetja e Qeverisë në luftën kundër pandemisë ka qenë dhe mbetet prioritet, ndërsa ndihma juaj e vazhdueshme pa dyshim që është shumë e rëndësishme për tejkalimin e kësaj situate”, tha ai.
Gjatë takimit u bë e ditur se Instituti gjerman “Robert Koch”, ka certifikuar testimet për COVID-19 të IKSHP-së, të cilat do të njihen dhe pranohen edhe nga shteti gjerman.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











