Integrimi
Gjermania njeh gjithnjë e më shumë diploma të huaja profesionale
Gjermania po rrit ndjeshëm numrin e diplomave profesionale të njohura nga jashtë vendit, duke lehtësuar integrimin e migrantëve në tregun e punës. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, vetëm në vitin 2024 janë njohur rreth 79 mijë diploma, një rritje prej 21% krahasuar me vitin paraprak, bën të ditur dw, përcjell albinfo.ch.
Që nga futja e procedurës së unifikuar të njohjes së diplomave në vitin 2016, numri i aplikimeve të pranuara është trefishuar. Ky zhvillim shihet si një sinjal i rëndësishëm pozitiv për ekonominë gjermane, e cila përballet me mungesë të madhe të punonjësve të kualifikuar.
Mungesë e madhe në tregun e punës
Ekspertët paralajmërojnë se në 15 vitet e ardhshme, gati një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension, ndërsa brezi i ri nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar boshllëkun. Kjo situatë pritet të vërë nën presion sistemet e sigurimit social dhe të rrisë konkurrencën për punëtorë të kualifikuar.
Shtetet me më shumë diploma të njohura
Turqia kryeson me mbi 9.200 diploma, duke shënuar rritje të ndjeshme nga një vit më parë.
Ukraina renditet e dyta me mbi 6.400 diploma, dyfish më shumë se në vitin 2023.
India, Siria, Tunizia, Filipinet dhe Bosnje-Hercegovina janë ndër vendet me numra të konsiderueshëm diplomash të njohura.
Profesionet më të kërkuara
Kujdestarë dhe infermierë: +19% më shumë diploma të njohura krahasuar me një vit më parë.
Mjekët: mbi 11 mijë diploma të njohura.
Inxhinierët: rreth 4.400 diploma të njohura.
Profesionet e tjera që kanë gjetur njohje janë ato të mësuesve, fizioterapistëve dhe edukatorëve.
Ky trend tregon se Gjermania po hapet gjithnjë e më shumë ndaj fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë, si një mënyrë për të përballuar sfidat demografike dhe ekonomike të së ardhmes.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











