Bota
Gjermania në prag të recesionit
Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spiegel.
Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve.Qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike – me kusht që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe nëse Britania e Madhe nuk e lë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport.
“Prandaj ne nuk shohim asnjë arsye për masa afatshkurtra për të stabilizuar ekonominë”, thuhet në dokument, sipas Der Spiegel.Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë raportin.
Më parë, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë tha se Gjermania nuk ishte në recesion.Ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror.
Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.
Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha.Historikisht, lëvizjet e tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















