Shqipëria
Gjermania në linjë me SHBA-në sa i përket figurës së Sali Berishës
Raportuesi gjerman për Ballkanin Perëndimor nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, ka rikonfirmuar qëndrimin gjerman, i cili, sipas tij, është në një linjë me atë amerikan sa i përket figurës së kryetarit aktual të PD-së në Shqipëri, Sali Berisha.
Në përfundim të vizitës në Tiranë, Beyer tha se në qendër të vizitës së tij në Shqipëri ka qenë për të mësuar më shumë mbi gjendjen e krizës në PD.
“Nuk ka asnjë dallim në qëndrimet tona. Do të ishte e vështirë që të bashkëpunonim me një person që është i shpallur non grata. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare, ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në Parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçanta. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, tha Beyer, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












