Bota
Gjermania ndalon shaminë e kokës për praktikantet në drejtësi
Gjykata Kushtetuese në Gjermani nuk e ka pranuar ankesën e një gjermano-marokaneje myslimane. Ajo donte të ulej në tryezën e gjykatësit me shami koke
Ndalimi i shamisë së kokës për stazhieret (praktikantet) në drejtësi është konform Kushtetutës. Kështu ka vendosur të enjten (27.02) Gjykata Kushtetuese gjermane në Karlsruhe. Gjykata nuk e pranoi padinë e ngritur nga një ish-stazhiere, të cilës i ishte ndaluar mbajtja e shamisë së kokës në procedura të caktuara të punës në institucionet e drejtësisë, shkruan deutschewlle.de. Në bazë të Kushtetutës, duhet respektuar vendimi i ligjvënësit për detyrimin, që në kuadër të shkollimit të ruhet neutraliteti në qëndrimet botëkuptimore e fetare, vendosi Gjykata.
Ky detyrim paraqet një ndërhyrje në lirinë fetare dhe të tjera të drejta bazë të paditëses, sqaroi Senati i Dytë i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo është e justifikuar. Konstitucionalistët kanë argumentuar se liria fetare e stazhieres myslimane ka përballë parimet bazë të neutralitetit botëkuptimor e fetar të shtetit, të aftësisë funksionuese të së drejtës si edhe lirisë për të mos patur fe të të tretëve. Edhe më tej ata argumentuan se “Detyrimi i shtetit për neutralitet nuk mund të jetë tjetër veç detyrim i përfaqësuesve të tij për neutralitet, sepse shteti vepron vetëm përmes personave”.
Gjermano-marokanja kishte paraqitur si ankesë, se në Hesen gjatë procedurave gjyqësore ajo nuk lejohej të ulej me shami koke në tryezën e gjykatësit. Rregulloret parashikojnë për stazhierët se duhet të sillen në mënyrë neutrale fetare përballë qytetarëve. Asaj iu tha se nuk mund të ushtrojë me shami koke ato detyra, në të cilat ajo shihet si përfaqësuese e drejtësisë apo e shtetit. Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzonte ndalimin e përgjithësuar të mbajtjes së shamisë së kokës për mësueset. Sipas kësaj, ato mund të mbajnë parimisht shami koke në shkolla.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













