Bota
Gjermania mund t’i dëbojë refugjatët në vendet tjera të BE-së
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se Gjermania mund të dëbojë më lehtë azilkërkuesit në vendet e tjera evropiane.
Vendimi shqyrtoi rastin e një burri nga Gambia, i cili fillimisht kishte aplikuar në Itali, por më vonë paraqiti një kërkesë tjetër në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ai për të sfiduar dëbimin, ka thënë se do të ishte në kundërshtim me ligjin e BE-së të dëbohej për shkak të kushteve të këqija në Itali dhe mangësive në procedurën e azilit në Itali. Ky person kishte argumentuar se një riatdhesim në Itali do të çonte në varfëri, shkruan “The Local”.
Gjykata, megjithatë, gjeti që dëbimi ishte i justifikuar nën parimin e “besimit të ndërsjellë” midis vendeve evropiane.
Kjo do të thotë që asnjë transferim nuk mund të parandalohet nëse aplikuesi nuk mund të provojë se një veprim i tillë do ta ekspozonte atë në “varfëri materiale ekstreme”, që është në kundërshtim me ndalimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për “trajtim çnjerëzor ose degradues”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













