Lajme
Gjermania me propozim për përfitime të vendeve kandidate para anëtarësimit në BE
Gjermania ka sjellë një propozim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili pritet t’u japë vendeve kandidate si Ukraina përfitime përpara anëtarësimit të plotë .
Siç bëhet e ditur, fitimi kryesor për vendet kandidati do të jetë statusi i vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel.
Propozimet e ministres së Jashtme gjermane, Analena Burbock, siç raporton The Guardian, përbëjnë një ofertë për integrim të pjesshëm të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, shumë kohë përpara përfundimit të negociatave, të cilat mund të zgjasin me vite.
Fjalimi i Burbock u fokusua në mënyrën se si të zhbllokohet procesi i pranimit, i cili siç u shpreh ajo, “është bërë një pikë pengese për disa vende për shkak të shqetësimeve rreth buxhetit, madhësisë së Parlamentit Evropian dhe vendimmarrjes në një bllok prej (potencialisht) 35 vendesh që do të bllokuar nga vetoja e një vendi të vetëm.”
“Pse, për shembull, nuk i ftojmë vendet që kanë përfunduar kapitujt individualë të procesit të anëtarësimit të marrin pjesë në mbledhjet përkatëse të Këshillit si vëzhgues?” Pyeti ajo.
Ministrja gjermane shtoi se në këtë lloj mënyrë, vendet kandidatë do të jenë të pranishëm “kur të vendosim për të ardhmen tonë të përbashkët, në vend që t’i thërrasim vetëm një herë në vit për të dëgjuar raportet e përparimit të komitetit”.
Burbock theksoi se duhet siguruar që njerëzit e vendeve anëtare, veçanërisht të rinjtë, të kenë mundësinë të përfitojnë nga avantazhet e Bashkimit Evropian që më herët, edhe para se vendi i tyre të bëhet anëtar i plotë i Unionit.
Qëllimi, siç tha ministrja gjermane, është të sigurohet që “procesi i anëtarësimit të kryhet në një mënyrë të tillë që të mos lërë një brez të tërë në dhomën e pritjes së BE-së për pjesën tjetër të jetës së tyre”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











