Autotech
Gjermania me masa të ashpra për ndalimin e veturave me naftë
Masat e marra vitin e kaluar përfshinë përmirësimin e softuerit për sistemet e emetimit, si dhe nxitje për shitjen e modeleve të vjetra me naftë
Qeveria gjermane po përgatit një paketë të reja masash të kushtueshme për të reduktuar ndotjen nga automjetet diesel.
Kancelarja Angela Merkel është nën presion të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje ndaj niveleve të larta të tymit, të cilat kanë detyruar qytete si Shtutgarti dhe Frankfurti të vendosin ndalime ndaj makinave.
Masat e marra vitin e kaluar përfshinë përmirësimin e softuerit për sistemet e emetimit, si dhe nxitje për shitjen e modeleve të vjetra me naftë.
Megjithatë këto kanë qenë të pamjaftueshme, ndaj Merkel po përgatit një plan të ri së bashku me ministrat e saj të transportit, financave, ekonomisë dhe mjedisit.
“Mënyra më e shpejtë dhe më e mirë në përgjithësi është të zëvendësojmë flotën e vjetër me një të re. Gjithashtu mund të detyrojmë shtimin e disa pjesëve tek disa lloje makinash. Nëse dhe kur kjo do të ndodhë, ne besojmë se klientët nuk duhet të paguajnë për këtë gjë”, deklaroi kancelarja Merkel, transmeton ‘scan’.
Prodhuesit e automjeteve pritet të bien dakord me propozimin e qeverisë, për shkak se duan të evitojnë me çdo kusht ndalimet e qarkullimit ndaj makinave diesel, përcjell albinfo.ch.
Tre opsionet kryesore janë:
Incentiva për zëvendësimin e makinave të vjetra me të reja
Ky është plani i preferuar nga prodhuesit, për shkak se merret me problemin e ndotjes duke reklamuar shitjen e modeleve të reja. Megjithatë incentivat duhet të jenë mjaft bujare që ky plan të jetë efikas. Vitin e kaluar, prodhues si BMW ofruan 2 mijë euro rimbursim për blerjen e një makine të re.
Modifikimi i pjesëve
Disa politikanë, si ministri i Mjedisit Schulze, kërkojnë nga prodhuesit të instalojnë pjesë të reja si serbatorë për urea, e cila neutralizon oksidin e nitrogjenit. Edhe pse kjo do të reduktonte ndotjen në rrugë, zhvillimi dhe instalimi i kësaj pajisjeje mund të jetë i komplikuar dhe kërkon kohë. Prodhuesit dhe ministri i Transportit paralajmërojnë se kostot mund të arrijnë nga 1400 deri në 3300 euro për makinë.
Blerja mbrapsht
Qeveria po konsideron të lejojë klientët të kthejnë një makinë diesel të vjetër për vlerën e saj në treg plus një bonus. Ky është edhe skenari më i keq për prodhuesit e automjeteve, pasi klientët mund të përdorin këto para për të blerë një makinë të një marke tjetër, apo t’i fusin paratë në xhep dhe të marrin autobusin. Kjo ka dhe më pak gjasa të ndodhë, për shkak se do të haste rezistencë nga prodhuesit.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












