Bota
Gjermania me aksion kundër gjuhës së urrejtjes
Ditë më parë në një intervistë për CNN, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “duhet ende punë për t’u bërë” në Gjermani dhe pjesë të tjera të botës për t’u përballur me “forcat e errëta” që po gjejnë mbështetje.
Policia gjermane ka bastisur dhjetëra shtëpi në mbarë vendin si pjesë e një fushate të zbatimit të ligjit kundër gjuhës së urrejtjes në internet.
Zyra Federale e Policisë Kriminale tha se bastisjet u zhvilluan të enjten në 13 nga 16 landet e Gjermanisë.
Policia vuri në shënjestër njerëzit e dyshuar për paraqitjen e fyerjeve antisemite, fyerjen ndaj zyrtarëve ose ata që publikisht i kanë ftuar tjerët për të kryer krime, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Policia federale thotë se numri i rasteve që përfshijnë urrejtjen online ra nga 2.270 në vitin 2017 në 1.472 vitin e kaluar, por përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të trajtuar problemin.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dënoi të mërkurën komentet që u paraqiten në internet pas vrasjes së një politikani të njohur që kishte folur në favor të migrantëve. Policia ende po heton se kush e vrau gjatë fundjavës Walter Luebcke, një anëtar i partisë së kancelares, Angela Merkel.
Ditë më parë në një intervistë për CNN, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “duhet ende punë për t’u bërë” në Gjermani dhe pjesë të tjera të botës për t’u përballur me “forcat e errëta” që po gjejnë mbështetje. “Në Gjermani, natyrisht, ato gjithmonë duhet të shihen në një kontekst të caktuar, në kontekstin e së kaluarës sonë, që do të thotë se ne duhet të jemi shumë më vigjilent se të tjerët”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










