Lajme
Gjermania mbështet Shqipërinë me 10,56 milionë euro
Ambasadori Peter Zingraf i dha sot Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, premtimin në mbështetjen e mëtejshme gjermane në krizën e koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Mbështetja financiare në vlerën e 10,56 milionë eurove do të shërbejë për t’iu përgjigjur në mënyrë të fokusuar krizës së Covid-19 dhe për të lehtësuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë në Shqipëri.
Konkretisht, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në fushën e bujqësisë, turizmit dhe në sektorë të tjerë (digjitalizimi) do të mbështeten në kuadër të ndihmës gjermane përmes këshillimit dhe granteve financiare në përballimin e krizës.
Me këtë rast ambasadori Peter Zingraf u shpreh sot: “Unë jam i kënaqur që ne po u qëndrojmë në krahë partnerëve tanë shqiptarë edhe gjatë krizës së koronavirusit.
Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë janë një sfidë e madhe – ne mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë. Por nuk duhet të harrojmë se rreziku i koronavirusit për shëndetin por edhe për ekonominë shqiptare vazhdon të ekzistojë ende.
Prandaj duhet të kontribuojmë të gjithë, përmes mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës dhe përmes higjenës në ndalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












