Kosova
Gjermania lehtëson procesin e bashkimit familjarë
Duket se shteti gjerman ka lehtësuar për një kategori personash, procesin e bashkimit familjar. Ky lehtësim ka të bëjë me heqjen e testit të mësimit të gjuhës gjermane.
Kështu, nga 1 janari, në Gjermani ka hyrë në fuqi vendimi sipas të cilit, bashkimi familjar, mund të bëhet pa testet paraprake të gjuhës, por vetëm në rastet kur të punësuar në shtetin gjerman janë personat e punësuar me kualifikime.
Kjo do të thotë se testi për bashkim familjar nuk u kërkohet atyre që kanë të punësuar në Gjermani, familjarin i cili atje është me një diplomë të njohur.
Ndërkohë, për personat e tjerë dhe kategoritë e tjera edhe më tej vazhdon të mbetet në fuqi, dhënia e testit të gjuhës, para se të bëhet bashkimi familjar.
Në këtë rast, personat që kanë shkuar në Gjermani sipas Rregullës për punësim për Ballkanin Perëndimor, nuk mund të bëjnë bashkimet familjare pa testin paraprak të gjuhës.
Gjermania është një nga vendet e pakta në BE që për bashkim familjar, kërkon mësimin bazik të gjuhës gjermane, para se të ndodhë bashkimi familjar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










