Kosova
Gjermania: Krijimi i qeverisë në Kosovë, nevojë urgjente
Berlini është i interesuar për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë

Është bërë e ditur se drejtoresha e Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Sabinne Schütz, në një intervistë për mediat kosovare ka thënë se Gjermania është e interesuar për krijimin e shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që duket e rëndësishme, është të vazhdohet me respektimin e vullnetit të votuesve dhe substanca të vendoset përpara – në të mirë të vendit dhe popullit të tij. Ka aq shumë gjëra për t’u bërë, edhe në Kosovë, sikur edhe në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne jemi të interesuar për një krijim të shpejtë të qeverisë së re”, ka thënë Schütz për koha.net.
Po ashtu, Schütz, e cila para se ta marrë detyrën e re në muajin gusht, ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, ka folur edhe për nevojën që të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, si dhe parakushtet që duhen plotësuar të dy palët që ky dialog të kthehet në binarë në një atmosferë të përgjithshme të përmirësuar.
Nga ana tjetër, ajo ka folur edhe për mundësitë që Kosova të marrë liberalizimin e premtuar të vizave, por edhe nevojën që qeveria e re të jetë funksionale dhe të vazhdojë me reformat, posaçërisht ato në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?