Bota
Gjermania ka vetëm një krizë, krizën e birrës
Gjatë dhjetë viteve të fundit, birra gjermane ka vuajtur hegjemoninë e konkurrencës daneze, si Carlsberg apo holandezëve të Heineken
Nuk ka rëndësi se rritja ekonomike është në rekord e po ashtu edhe papunësia, në nivelin më të ulët në histori, pasi Gjermania është në mes të një krize; krizën e birrës.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, birra gjermane ka vuajtur hegjemoninë e konkurrencës daneze, si Carlsberg apo holandezëve të Heineken.
Këto të dhëna vijnë ne prag të Oktoberfest ku 6 milionë persona parashikohet të konsumojnë rreth 600 milionë euro birra. Arsyeja kryesore e rënie së birrës bionde gjermane është demografiko-kulturore, shkruan ‘Scan’.
Popullsia gjermane po plaket dhe 60-vjeçarët padiskutim që nuk mund të konsumojnë të njëjtat sasi birre me një 40-vjeçar. Madje edhe këta të fundit nuk janë në nivelet e 40-vjeçarëve të 20 viteve më parë, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht kësaj, Gjermania vijon të jetë tregu i pestë në botë për nga konsumi i birrës. Rënia e konsumit të birrës në Gjermani ka filluar që prej vitit 1976. E që prej atëherë, trendi është i pakthyeshëm.
Vetëm se së fundmi është bërë shumë më shqetësues si fenomen. Kompanitë që operojnë në sektor së fundmi kanë rritur dozën e shkurtimeve të punonjësve. Arsyeja e dytë e krizës së birrës gjermane është fragmentarizimi i tregut. Në Gjermani ka plot 6000 marka birre.
Edhe po të provosh nga një të ndryshme çdo ditë, do të duheshin 16 vite për t`i provuar të gjitha. Një arsye tjetër është ajo se, simboli i hegjemonisë gjermane dikur, birra, tashmë nuk është më e tillë. Birra gjermane nuk dominon më botën dhe Gjermania ka humbur betejën me Holandën, Belgjikën apo Danimarkën, me armën e saj më të fortë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










