Bota
Gjermania ka nevojë për një milion punëtorë
Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani ishin të lira 1.38 milion vende pune, pothuajse 200.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit, duke shtuar se kërkesa më e madhe është për punëtorë të kualifikuar me arsimin e mesëm.
“Tregu i punës është ende i ndjeshëm ndaj rreziqeve që vijnë nga indikacione se rritja shtetërore mund të ulet. Numri i vendeve të lira të punës ra në fillim të vitit, por kjo lidhet me tendencat sezonale. Krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të kërkesës për punëtorë”, tha Alexander Kubis nga Instituti i Kërkimeve të tregut të punës, i cila bashkëpunon me Agjencinë për punësim.
Kërkesa më e madhe është në sektorin e shërbimeve, e ndjekur nga ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor, shkruan kp, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, kërkesa për punëtorët pa kualifikim u rrit.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












