Lajme
Gjermania jep përgjigje aspak premtuese për heqjen e vizave
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka marrë përgjigje nga Gjermania, shtet ky që ka presidencën e BE-së, lidhur me letrën e saj me kërkesën për heqjen e vizave për Kosovën, e dërguar bashkë me disa europarlamentarë tjerë.
Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ka marrë përgjigje nga sekretari i brendshëm i shtetit gjerman për letrën që e kishte dërguar në qershor.
Siç shpjegon ajo, në përgjigje sekretari e pranon se disa shtete nuk janë të kënaqura, dhe se Komisioni Evropian duhet sërish të deklarohet në lidhje me këtë çështje.
“Mora përgjigje nga sekretari gjerman i brendshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën në letrën që kam dërguar në Qershor. Pranohet se disa shtete anëtare nuk ishin të kënaqura dhe është sërish radha e Komisionit që të jap përgjigje. Por pse po humbet kohë”, ka shkruar ajo.
Sipas tij, të tri kërkesat ishin përmbushur edhe më herët, dhe nuk ka ndryshuar asgjë andaj sipas Von Gjermania duhet të tregojë më shumë lidership në këtë aspekt.
“Të tri kushtet ishin plotësuar më herët, dhe asgjë s’ka ndryshuar. Është Këshilli ai që po fiton kohë duke përdorur burokrazi. Presidenca gjermane duhet të tregojë më shumë lidership, shuani dyshimet”, ka shkruar Viola Von Cramon, përrcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











