Kosova
Gjermania jep 1 milion euro për Ushtrinë e Kosovës
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka pranuar sot donacion me vlerë prej një milion eurosh nga Gjermania për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për Qeverinë gjermane, e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














