Sport
Gjermania ishte shpëtim për gjithë familjen time
Fatmire Bajramaj në Gjermani jeton që nga viti 1992. Që në moshë të re, filloi të merret më futboll dhe sot ajo është njëra nga futbollistët më të mira në botë, duke fituar edhe shumë medalje në kampionate botërore dhe evropiane. Fatmirja është e martuar me futbollistin Enis Alushin, të cilët presin shumë shpejt edhe fëmijën e parë. Për shkak të shtatzënisë, reprezantuesja e Gjermanisë nuk është pjesë e kampionatit botërorë për femra që është duke u zhvilluar në Kanada. Por, gjatë kësaj kohe ajo është shumë aktive në mediat gjermane duke dhënë intervista të ndryshme. Së fundmi Lira është intervistuar nga “Zeit Magazin”, ku ka folur për rrugëtimin e saj të vështirë nga Kosova për në Gjermani, për ditët e para në këtë vend si dhe për fillimet e saj më futbollin, transmeton “albinfo.ch”.
Zonja Alushi, ju ishit pesë vjeçare, kur prindërit e juaj vendosen të largohen para luftës në Kosovë për në Gjermani. Kjo ishte në vitin 1992. Ju kujtohet ky rrugëtim?
Fatmire Alushi: Po, ne udhëtonim me një Golf. Ne ishim dy familje, përafërsisht 12 persona. E pabesueshme se si ne të gjithë rrinim brenda! Babai im, kishte paguar dikë, që neve të na dërgonte përtej kufirit, mirëpo nuk më kujtohet më, se cili ka qenë ai kufi. Më kujtohet vetëm mali dhe uji. Ishte errësirë dhe njerëzit mbanin në duar nga një lampe të vogël elektrike.
Sa kohë zgjati rrugëtimi?
Fatmire Alushi: Afërisht, tri ose katër ditë.
Si e keni përjetuar ditët e para në vendin e ri, në Gjermani?
Fatmire Alushi: Për ne fëmijët ishte një aventurë. Por ne kishim po ashtu frikë, mos po na kthejnë sërish për në vendlindje. Frikën që e kishim marr nga policia serbe në Kosovë, ne e kishim bartur me vete dhe u deshtë kohë derisa e kuptuam se këtu njerëzit që bartin uniformë, na ndihmojnë dhe nuk na bëjnë asgjë të keqe.
Të ka zgjatur shumë kohë kur je ndier si një e huaj në një vend tjetër?
Fatmire Alushi: Në fillim ishte e vështirë. Kur shkoja në çerdhe, luaja vetëm. Nuk e njihja gjuhën gjermane. Por, shumë shpejt kam gjetur shoqëri.
A kishte rëndësi futbolli për ty në atë kohë?
Fatime Alushi: Futbolli më ka ndihmuar , që unë të integrohem. Për mes tij unë kam mësuar shumë për Gjermaninë, për kulturën, dhe unë kam mundur të njoh qytete të ndryshme.
Si filluat ju të luani futboll?
Fatime Alushi: Dy vëllezërit e mijë luanin më dëshirë futboll, dhe kur ata shkonin për të luajtur, shkoja edhe unë, si femra e vetme në mesin e 10 djelmoshave. Në atë kohë kishte një turnir ku luanin shkolla kundër shkollës. Dhe kur më shihnin njerëzit duke luajtur futboll, më thoshin: “ Hej, ti duhesh të luash në ndonjë klub futbolli!”
A mund të themi, se futbolli ishte shpëtimi yt?
Fatmire Alushi: Jo, jo vetëm futbolli. Shpëtimi im ishte, që unë erdha në Gjermani. Ky ishte shpëtimi për gjithë familjen time.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja