Kosova
Gjermania, investitori më i madh në Kosovë
Brenda 10 muajsh, Gjermani ka investuar më shumë se 181.9 milionë euro në Kosovë, duke mbetur investitori numër një në vend
Republika e Gjermanisë është investitori më i madh në Kosovë, duke shënuar një investim direkt prej 181.9 milionë eurosh vetëm brenda 10 muajsh të vitit 2022, shkruan albinfo.ch.
Gjermania si prijëse e investimeve të huaja në Kosovë rezulton me një mesatare rreth 18.1 milionë euro çdo muaj.
Kosova ka filluar të jetë atraktive për investitorët gjermanë, veçanërisht pas pandemisë COVID-19.
Ka vite që Gjermania është donatori më i madh bilateral dhe investitori i huaj më i madh në Kosovë.
Ky shtet për vite ka treguar se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave që e bëjnë atë të përshtatshme për një të ardhme në Bashkimin Evropian.
Investimet kanë të bëjnë kryesisht në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ku fokusohemi në mbështetjen e arsimit profesional dhe zhvillimit të bizneseve. Gjermania po ashtu do të vazhdojë me investime domethënëse në infrastrukturën publike në Kosovë, duke u fokusuar në energji, kanalizim, dhe trajtimin e mbeturinave”.
Vlen të theksohet se 649.5 milionë euro, është vlera e investimeve të huaja në Kosovë, për dhjetë muajt e fundit, apo mesatarisht rreth 65 milionë euro për muaj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










