Bota
Gjermani: Inaugurohet ndërtesa më e madhe në botë për shërbimet e intelegjencës
Pa telefona celularë. Pa laptopë personalë. Pa hapje të adresave elektronike personale dhe rrjeteve sociale. Në fund të ditës, të gjitha kartelat hyrëse duhet të mbyllen në kasafortë.
Pas 12 vjetëve të ndërtimit dhe një miliard eurove të investuara, Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani ia ka hapur dyert zyrtarisht selisë së re qendrore në Berlin. Kjo është ndërtesa më e madhe në botë që do të shfrytëzohet nga shërbimet e inteligjencës.
Ndërtesa e re ndodhet afër vendit ku ishte i ndërtuar Muri i Berlinit. Ajo është njëra nga vendet më sekrete në botë. Për punëtorët e këtij institucioni do të ketë rregulla të rrepta për gjërat e lejuara dhe të ndaluara në këtë ndërtesë të rëndësisë së lartë.
Në ceremoninë hapëse të ndërtesës së re mori pjesë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila foli për rëndësinë e rolit të këtij institucioni. “Në një botë me situata të paqarta, tash, më urgjentisht se kurrë më parë, Gjermania ka nevojë për shërbime të fuqishme dhe efikase të inteligjencës së jashtme”, tha ajo.
Në vendin e kësaj ndërtese më parë kishte baraka të shkatërruara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, hapësira ishte shfrytëzuar për një stadium të sporteve, i cili më pas ishte shkatërruar pas kandidimit të Gjermanisë për mbajtjen e Lojërave Olimpike të vitit 2000, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











