Lajme
Gjermania ia kthen Kosovës shtatë artefaktet parahistorike
Artefaktet do të kthehen pas dy ditësh në Kosovë. Ato i përkasin kulturës së Vinçes, që daton në neolitin e mesëm, 3500 - 4000 vjet para erës sonë
Autoritet gjermane kanë vendosur që t’u kthejnë institucioneve të Kosovës shtatë artefakte arkeologjike që i përkasin kohës së parahistorisë. Këto artefakte të gjetura në Gjermani, i përkasin institucioneve kulturore të Kosovës, që kanë humbur disa vite më parë.
Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka pranuar në një ceremoni zyrtare këto artefakte, nga Ministrja për Shkencë dhe Art e Landit të Essenit në Gjermani, Eva Kuhne Hormann. Artefaktet janë gjetur pikërisht në këtë pjesë të Gjermanisë.
Krasniqi ka shprehur falënderime për Ministrinë e Shkencës dhe Artit të Essenit për kujdesin e lartë të treguar për artefaktet e Kosovës, duke vlerësuar se ky gjest dëshmon për kulturën e lartë të popullit gjerman.
Artefaktet , siç raportojnë mediat në Prishtinë, do të kthehen pas dy ditësh në Kosovë dhe ato do të ruhen në Muzeun e Kosovës. Ato i përkasin kulturës së Vinçes, që daton në neolitin e mesëm, 3500 – 4000 vjet para erës sonë.
Një prej artefakteve më interesante nga shtatë sa janë gjithsej, është një figurë sikurse “Hyjnesha në fron” që gjendet në Muzeun e Kosovës e që ishte kthyer nga Beogradi në vitin 2001. “Hyjnesha në fron” e gjetur në Gjermani është më e madhe sesa ajo që është në Kosovë. Gjatësia e saj llogaritet të jetë 21.5 centimetra.
Ministri kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi ka thënë se ky duhet të jetë një shembull, sidomos për shtetin e Serbisë, që të kthejë mbi një mijë artefakte të Kosovës, të marra nga Muzeu i Kosovës në vitin 1999.
“Unë fillimisht në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe së dyti në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju falënderoj për kujdesin e treguar, duke lakmuar sinqerisht shpirtgjerësinë dhe konsideratën tuaj. Trajtimi që iu është bërë tregon se ato janë mbajtur për një kohë në duart e një populli dhe vendi me kulturë të lartë që di mirë rëndësinë dhe të veçantën e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Ministri kosovar shpreson se kthimi i këtyre artefakteve arkeologjike në hapësirën ku kanë ekzistuar me vetë popullin për mijëra vite, do të jetë një pikënisje sepse në tokën e Republikës së Kosovës janë gjetur edhe shumë objekte tjera që janë larguar pa të drejtë jashtë saj.
“Muzeu i Kosovës është boshatisur në vitin 1999-të dhe shumë objekte janë marrë mirëpo kujtimi për to ka mbetur gjithnjë në vendin ku kanë fjetur për mijëra vite. Uroj dhe besoj të kthehen edhe ato shumë shpejtë”, ka thënë Krasniqi më ceremoni, raportojnë mediet e Prishtinës.
Ai tha se kthimi i këtyre shtatë artefakteve në Kosovë është një ngjarje e jashtëzakonshme për vendin që tashmë po hyn në vitin e gjashtë të shtetësisë.
“Vlera e gjetjeve arkeologjike është e jashtëzakonshme për një shtet që synon të krijojë një pasqyrë të bukur para shteteve dhe popujve tjerë. Për këtë arsye çdo objekt kulturor që i takon Republikës së Kosovës trajtohet me kujdes të veçantë sepse është vetë pasuria e saj”, ka thënë ai.
Ministri Krasniqi rikthimin e artefakteve në Kosovë e quan riatdhesim të “Hyjneshës në Fron”. “…do ta përdorja fjalën Riatdhesim sepse atdheu i ‘Hyjneshës në Fron’ dhe gjashtë objekteve tjera është Republika e Kosovës, vendi ku mjeshtërisht janë krijuar para mijëra vitesh”, tha Krasniqi.
Nga ana tjetër, Ministrja e Shkencës dhe Artit e Landit të Essenit, Eva Kuhne Hermann u shpreh mjaftë e lumtur që kanë arritur të gjejnë dhe ruajnë më shumë kujdes një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Ajo tha ndër të tjera se me këtë ata kanë ruajtur historinë e një vendi dhe përveç tjerash kanë respektuar edhe konventat e UNESCO-s.
“Trashëgimia kulturore është pjesë e rëndësishme e identitetit të një vendi, dhe me këtë rast ajo vlerësoi se ruajtja e saj ka një domethënie mjaftë të madhe”, tha Eva Kuhne Hermann.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











