Bota
Gjermania i jep fund “turizmit social”
Parlamenti gjerman miratoi zyrtarisht amendamentet e ligjit që kufizon rëndë qasjen e të huajve në sistemin social të vendit. Shtetasit e vendeve të BE-së që pretendojë për ndihma sociale, këtë mund ta arrijnë vetëm në qoftë se 5 vjet jetojnë në Gjermani. Masat kanë për qëllim emigrantët që vijnë në vend për të përfituar ndihma sociale gjermane.
Më konkretisht, kjo do të thotë se të huajt nuk do të jenë në gjendje të marrin fonde nga shteti, derisa kërkojnë punë në Gjermani. Arsyetimi është që ata që pretendojnë për mirëqenien sociale do të duhet të jetojnë, të punojnë dhe të paguajnë taksat në vend. Deri në skadimin e periudhës pesëvjeçare, qytetarët e BE-së do të jenë në gjendje për të marrë një herë ndihmë, deri në një muaj.
Vendimi i marrë nga Bundestagu duhet të shikohet në Dhomën e lartë të parlamentit në Bundesrat, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimet në ligjin e bërë nga qeveria gjermane janë përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Federale të Çështjeve Sociale, e cila në vitin 2015 vendosi që përfitimet mund të paguhen për qytetarët BE-së që jetojnë në Gjermani për më shumë se gjashtë muaj.
Fjala “turizmi social” filloi të përdoret gjerësisht në Gjermani në vitin 2013. Ajo është përdorur në politikat individuale ndaj emigrantëve nga Evropa Lindore dhe vendet e tjera që vijnë në vendet e pasura evropiane (veçanërisht në Gjermani) duke shpresuar një jetë më të mirë.
Sipas Byrosë gjermane e Punës, në janar të vitit 2016 një total prej 440 mijë të huajsh nga BE-ja kanë marrë përfitime sociale në Gjermani.
Polakët përfaqësojnë grupin më të madh prej 92 mijë njerëzve. E ndjekur nga italianët me 72 000. Të tretët dhe të katërt renditen bullgarët dhe rumunët, me respektivisht 71.000 dhe 57.000 njerëz që kanë marrë ndihma sociale në Gjermani. Grekët janë të pestë në renditje me 46 mijë përfitues.
Në fund të prillit të këtij viti, 26% e përfituesve të mirëqenies sociale në Gjermani ishin të huaj, të cilët mbërritën në vend. Në përgjithësi ishin 1.541 milionë tëhuaj. Kjo paraqet një rritje prej 170 mijë në krahasim me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, numri i gjermanëve të cilët marrin ndihmë sociale është ulur me 239,995 persona në krahasim me vitin e kaluar, një rënie prej 5.2%. Megjithatë, ka ende pothuajse tri herë më shumë gjermanë që marrin ndihmë sociale në krahasim me të huajt. Sipas Institutit Gjerman për Punësim, numri i gjermanëve që përfituan ndihma sociale është 4,360,086 persona.Numri më i madh i të huajve që marrin asistencë sociale janë turqit (295,000), pastaj janë sirianët me 242 mijë dhe vendin e tretë janë fqinjët e parë të Gjermanisë, polakët (92 506).
Sipas statistikave të punësimit mund të shihet në mesin e kombësive që kishin rritjen më të lartë në marrjen e ndihmës sociale, është e qartë se janë refugjatët: Eritreja (një rritje prej 229.4%) dhe Siria (një rritje prej 195.4 %).
Të dhënat e punësimit dëshmojnë për ndërrime të mëdha në tregun e punës në Evropë. Pas hyrjes në BE, Kroacia është e njohur si vendi me numrin e shtetasve të punësuar në Gjermani, 25% vitin e kaluar, nga 123,377 në 154,404. Përveç turqve dhe sirianëve, janë të regjistruar 16,150 shtetas të Kroacisë, të cilët marrin përfitime sociale në Gjermani.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










