Shqipëria
Gjermania i dhuron 164.4 milionë euro Shqipërisë
Shteti gjerman, do të jetë donator i madh i Shqipërisë, pasi vetëm dy vitet e ardhshme do të jap për Shqipërinë një donacion prej 164.4 milionë euro.
Ambasada Gjermane në Tiranë me anë të një njoftimi, ka treguar në lidhje me fondin i cili do t’i jepet Shqipërisë, ku synimi i gjithë donacionit do të jetë zhvillimi i ekonomisë, projektet e energjisë.
“Dje përfunduan me sukses Bisedimet Qeveritare mbi politikat për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Në fund të ditës u arrit një shifër rekord: Qeveria Federale i premton Republikës së Shqipërisë 168,4 milionë euro për vitet 2019-2020. Kjo e bën tani Gjermaninë me diferencë të madhe, donatorin më të madh bilateral. Mbështetja konsiston në projekte të përbashkëta në fushat e energjisë, ujit dhe kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimit ekonomik. Gjithashtu do të financohen edhe projekte rajonale si p.sh. ato të integrimit evropian, luftës kundër krimeve të rënda, ndotjes së detit dhe mbrojtjes nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
I gjithë ky donacion u nënshkrua në mënyrë ceremoniale ceremoniale nga Ambasadorja Susanne Schütz dhe Ministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja Schütz deklaroi se “Shifrat rekord të premtimeve financiare janë dëshmi e rëndësisë së madhe që i jep Qeveria Federale mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Gjatë 30 viteve të fundit i kemi qendruar gjithmonë pranë Shqipërisë dhe do të mbetemi edhe në të ardhmen një partner i besueshëm“.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












