Lajme
Jehona e gjakmarrjes shqiptare, edhe në Gjermani
Kapet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje më 1998
Raportohet se është finalizuar një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët gjermanë, i koduar “Second”, përcjell albinfo.ch.
Kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë një 45-vjeçar shqiptar i kërkuar prej vitesh.
45-vjeçari dënohet me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje.
Në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë gjermane, falë sigurimit të informacionit përmes inteligjencës informative dhe shkëmbimit të tij në kohë reale mes dy palëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, Policia gjermane kapi dhe vuri në pranga 45-vjeçarin, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.
Përshkrim tjetër i ngjarjes:
Pas vrasjes fatale të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë në Visselhövede (rrethi Rotenburg), Gjykata e Landit Verden ka dënuar dy persona me burgim të përjetshëm për vrasje. Kryetari i trupit gjykues e pa si të provuar se të pandehurit 32 dhe 36-vjeçarë ishin të përfshirë në krim, ka thënë një zëdhënëse e gjykatës.

Megjithatë, në proces nuk u arrit të sqarohej se kush kishte shkrepur të shtënat. Të dy të dënuarit kanë kombësi shqiptare edhe i vdekuri ka qenë po ashtu shqiptar, shkruan dpa.de.
Përveç dënimit me burgim të përjetshëm, prokuroria publike paraprakisht kishte kërkuar edhe përcaktimin e peshës së veçantë të fajit. Ajo kishte folur në aktakuzën e saj për një “ekzekutim publik”. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirim për të dy të pandehurit.
Të shtënat vdekjeprurëse pranë një shkolle fillore në janar të vitit 2017 patën bërë bujë në gjithë Gjermaninë e më gjerë. Në mars të vitit 2018, një 23-vjeçar në atë kohë ishte dënuar tashmë për vrasje si drejtues i motoçikletës. Një i akuzuar i dytë qe shpallur i pafajshëm.
Sfondi i vrasjes është një akt dhune në Shqipëri. Aty, viktima e tashme e vrasjes kishte vrarë një burrë para një diskoteke në Tiranë, në vitin 201. Për këtë ai ishte dënuar me burgim në vendlindjen e tij, shumicën e të cilit e kishte vuajtur. Por pas kësaj, nga frika e gjakmarrjes ai qe arratisur me familjen në Gjermani. Prokuroria supozoi se dy të pandehurit, të cilët nuk ishin banues në Gjermani, kërkonin 46-vjeçarin për ta ekzekutuar, duke ushtruar kështu gjakmarrjen.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











