Lajme
Gjermania hap “me kusht” kufirin me Zvicrën më 15 maj
Ndonëse kufijtë hapen, kontrollet në kufijtë me Zvicrën, Francën dhe Austrinë do të vazhdojnë deri më 15 qershor
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka deklaruar sot: Kufiri me Zvicrën do të hapet nga e shtuna – por kontrollet do të vazhdojnë.
Horst Seehofer ka njoftuar se kufijtë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën do të hapen në mesnatën e 15 majit, shkruan srf.ch.
Kontrollet në kufijtë me Zvicrën, Francën dhe Austrinë do të vazhdojnë deri më 15 qershor, transmeton albinfo.ch. Vetëm në kufirin me Luksemburgun, kontrollet mbarojnë gjatë më 15 maj.
Në kufirin gjermano-danez, Gjermania është gjithashtu e gatshme të ndalojë kontrollet “sa më shpejt që qeveria daneze të ketë kryer konsultimet e vazhdueshme me vendet e saj fqinje”.
Sipas Ministrisë së Brendshme, lehtësimi është rezultat i zhvillimit pozitiv sa u përket infeksioneve . Por, ka shtuar ai. nëse numri i infeksioneve të reja në rajonet fqinje rritet ndjeshëm, kufijtë do të kontrollohen më intensivisht.
Sipas Ministrisë, karantina 14-ditore për të gjithë ata që vijnë në Gjermani, e cila është urdhëruar nga shtetet federale gjermane, në të ardhmen duhet të aplikohet vetëm për njerëzit që kanë qenë më parë në vendet e treta, përcjell albinfo.ch. Vendimi për karantinën varet nga krerët e qeverive të shteteve federale.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














