Kosova
Gjermania feston 34-vjetorin e bashkimit
Sot mbushen 34 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), përcjell albinfo.ch.
Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë – Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje, me një sistem socialist dhe Republika Federale e Gjermanisë në Perëndim.
Kur dhjetëra-mijëra njerëz filluan të iknin në Gjermaninë Perëndimore për shkak të moszhvillimit ekonomik, Gjermania Lindore fillimisht u përpoq të parandalonte këto arratisje dhe më pas ndërtoi Murin e Berlinit në vitin 1961.
Procesi i reformës, i cili filloi në Poloni dhe ish-Çekosllovaki me politikën e hapjes dhe ristrukturimit të presidentit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, në vitet ’80-ta, preku Gjermaninë Lindore si dhe të gjitha vendet e Bllokut Lindor.
Populli i Gjermanisë Lindore doli në protesta kundër regjimit dhe si rezultat Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989.
Dy shtetet gjermane, me sisteme të ndryshme politike, u bashkuan më 3 tetor 1990, pas më shumë se 40 vjet ndarjeje.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












