Lajme
Gjermania do të përdorë medikamente për COVID që ndihmuan ish-Presidentin Trump
Gjermania do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që fillon të përdorë të njëjtin trajtim eksperimental të antitrupave që ka përdorur Donald Trump të shërohet nga Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, të dielën, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria ka blerë 200,000 doza për 400 milionë euro”, i tha Spahn gazetës Bild, duke punuar me 2,000 euro për dozë. Të ashtuquajturat kokteje antitrupi monoklonal do të vendosen në spitalet universitare në javën e ardhshme, tha ai, duke shtuar se Gjermania ishte “vendi i parë në BE” që i përdor ato në luftën kundër pandemisë.
Spahn nuk e përmendi emrin e prodhuesit që do të furnizojë ilaçet, por konfirmoi se ishte i njëjti ilaç që i jepej presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, kur ai u sëmur me Covid-19 tetorin e kaluar.
“Ata punojnë si një vaksinim pasiv. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz”, tha tutje Spahn.
Trump, i cili u shtrua për pak kohë në spital me koronavirus, iu dha terapia me antitrupa e zhvilluar nga firma amerikane Regeneron, e njohur si REGN-COV2, edhe para se trajtimi të kishte marrë miratimin e rregullatorit. Ai më vonë tha se ilaçi bëri “një punë fantastike”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











