Gjermania dëshiron që Kosova të jetë një storje e suksesit
Gjermania dëshiron që Kosova të jetë një shembull e suksesit, si shtet funksional dhe demokratik .
Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku ka takuar anëtarin e Bundestagut Gjerman, Peter Weiss, dhe ambasadorin gjerman Ernst Reichel.
Ministrja Çitaku i rikonfirmoi të dyve përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e standardeve Europiane për liberalizim të vizave dhe proceset tjera të integrimit Europian.
Gjatë takimit është diskutuar për proceset e integrimit eropian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.
Ministrja ka njoftuar Weiss-it dhe Reichel-it për arritjet dhe përgjegjësitë e Kosovës dhe të Ministrisë së Integrimit Europian në procesin e Integrimit.
Ministrja Çitaku poashtu ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se Kosovës ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me përkushtimin e të gjitha institucioneve qeveritare në aprovimin e legjislacionit dhe Politikave në kuadër të Ministrive përkatëse.
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërsa anëtari i Bundestagut Gjerman, Peter Weiss, ka falënderuar ministren Çitaku për pritjen si dhe ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Qeverisë germane për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke vlerësuar lartë përkushtimin në mënyrë që Kosova suksesshëm të ecën përpara drejt integrimit evropian dhe se Gjermania dëshiron që Kosova të jetë një shembull e suksesit si shtet funksional dhe demokratik.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









