Kosova
Gjermania dënon dhunën në veri të Kosovës
Mësohet se pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it në veri të Kosovës, ku janë lënduar disa persona. “Dënojmë ashpër sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës, ku janë plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR/NATO-s dhe disa civilë. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
“Bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. Depërshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim, pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, theksohet në këtë komunikatë.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë shton se mbështet plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












