Lajme
Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil
Bëhet e ditur se në Bonn të Gjermanisë u zbulua sot pllaka përkujtimore në ndërtesën ku ishte e vendosur qeveria e Kosovës në ekzil në vitet 90-të, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga i ndjeri Bujar Bukoshi, ka qenë në këtë godinë nga 1995-1999.
Ceremia filloi me një minut heshtje, në nderim të Bujar Bukoshit, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë dhe është varrosur sot në Kosovë.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti tha se qëllimi i zbulimit të kësaj pllake përkujtimore ishte nderimi i të gjithë atyre që në kohërat më të rënda kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbijetesën e popullit të Kosovës dhe funksionimin e institucioneve të vendit.
“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, theksoi Ajeti.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














