Lajme
Gjermani Volcker Halbauer në krye të KFOR-it
Halbauer, 56 vjeçar do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, gjeneralin Erhard Drevs në rotacionin e planifikuar për 7 shtator
Gjenerali gjerman Volker Halbauer do të jetë komandanti i 17 me radhë i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë ( KFOR). Lajmin e bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, DPA, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes.
Halbauer, 56 vjeçar do ta zëvendësojë bashkëkombësin e tij, gjeneralin Erhard Drevs në rotacionin e planifikuar për 7 shtator, transmeton REL. KFOR-i, si strukturë e organizuar ushtarake e determinuar për të krijuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, është vendosur në Kosovë në vitin 1999 pas largimit të forcave serbe të sigurisë nga Kosova .Në bazë të kompetencave dhe strukturës organizative, komanda e KFOR-it ndërrohet çdo vit, ndërsa deri më tani komandantë të KFOR-it kanë qenë 17 gjeneralë: Mike Jackson (Britania e Madhe, 12 korrik 1999 – 8 tetor 1999); Klaus Reinhardt ( Gjermani, 8 tetor 1999 – 18 prill 2000); Juan Ortuño Such (Spanjë, 18 prill 2000 – 16 tetor 2000); Carlo Cabigiosu ( Itali, 16 tetor 2000 – 6 prill 2001);
Thorstein Skiaker (Norvegji, 6 prill 2001 – 3 tetor 2001); Marcel Valentin ( Francë, 3 tetor 2001 – 4 nëntor 2002); Fabio Mini ( Itali, 4 nëntor 2002 – 3 tetor 2003); Holger Kammerhoff (Gjermani , 3 tetor 2003 – 1 shtator 2004); Yves de Kermabon ( Francë, 1 shtator 2004 – 1 shtator 2005); Giuseppe Valotto ( Itali, 1 shtator 2005 – 1 shtator 2006); Roland Kather (Gjermani, 1 shtator 2006 – 31 gusht 2007);Xavier Bout de Marnhac (Francë, 31 gusht 2007 – 29 gusht 2008); Giuseppe Emilio Gay (Itali, 29 gusht 2008 – 8 shtator 2009); Marcus Bentler (Gjermani, 8 shtator 2009 – 31 gusht 2010); Erhard Bühler (Gjermani 1 shtator 2010 – 9 shtator 2011); Erhard Drews (Gjermani, 9 shtator 2011 – 7 shtator) dhe i fundit do të jetë gjermani halbauer…
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














