Kosova

Gjermani tregon si të shpëtojë Prishtina nga ndotja e ajrit

Në Prishtinë ka mjaft telashe me ajrin e ndotur. Shkaktarët kryesorë për krijimin e kësaj gjendje po del të jenë automjetet.

Kështu vlerëson eksperti i menaxhimit të cilësisë së ajrit në Berlin Martin Lutz, raporton “Klan Kosova”.

Madje, sipas gjermanit që ishte pjesëmarrës në një konferencë për përmirësimin e ambientit në Kosovë, e organizuar në Durrës, shumica prej veturave janë përdorur dikur në vendin e tij.

“Edhe ne e kemi këtë problem në Berlin dhe duhet të punohet për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Lutz ka shtuar se ndotjen e shkakton edhe termocentralet e Koorporatës Elektroenergjetike të Kosovës, derisa këtë problem Gjermania e ka pasur në vitet 80’.