Lajme
Gjermani: Paketa e ndihmës për ekonominë do të jetë 10 miliardë euro
Gjermania ka vendosur të zgjeroj masat për të zbutur efektet negative të krizës nga pandemia në ekonominë më të madhe të Evropës me një shtesë prej 10 miliardë eurosh, duke përfshirë shtrirjen e programeve me kohë të pjesshme dhe ngrirjen e rregullave të falimentimit të korporatave.
Ekonomia gjermane regjistroi rënien më të madhe ndonjëherë në tremujorin e dytë, prej sa 9.7 për qind, kështu që qeveria po përpiqet të zbusë sa më shumë efektet e pandemisë, veçanërisht para zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2021.
“Sot ne kemi rënë dakord të zgjerojmë masa të rëndësishme dhe efektive në luftën kundër pasojave të coronavirusit”, tha Anegret Kramp-Karenbauer nga CDU, pas gati shtatë orësh bisedimesh me partnerët e koalicionit nga SPD.
Ndër të tjera, u ra dakord që subvencionet për punë me kohë të pjesshme, të cilat duhet të skadojnë në mars 2021, do të zgjaten deri në fund të vitit të ardhshëm, dhe se ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tejkalimin e krizës aktuale do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.
Qeveria e kancelares Angela Merkel më parë miratoi një paketë masive stimuluese, me vlerë më shumë se 130 miliardë euro, e cila shpreson se do të ndihmojë që ekonomia të kthehet në rrugën e rritjes./Reuters
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












