Lajme
Gjermani: Nxirret nga qarkullimi autobusi shqiptar me 54 udhëtarë
Ekspertiza ka konstatuar ndryshkje në pjesë të ndrshme ndërsa timoni ishte aq i shkatërruar sa që mund të qëndronte më së shumti edhe disa kilometra
54 udhëtarë të një autobusi shqiptar të bërë për skrap po shkonin në Paris, kur doganierët gjermanë në autostradën A8 detyruan shoferin të bënte një ndalesë të detyrueshme. Pas shikimit të gjendjes katastrofave të autobusit, ata e nxorën shqiptarin nga qarkullimi, afër qytetit Mühlhausen.
Ajo që kishte shtyrë policinë ta ndalte autobusin ishte xhami i përparshëm, që i shërben shoferit për të parë jashtë, i shkatërruar. Pasi që ngasësi i autobusit nuk ishte kujdesur për detyrimin e udhëtarëve për të vendosur rripin sigurues, njëri nga udhëtarët në momentin kur shoferi kishte frenuar ishte përplasur për xhamin mbrojtës.
Pastaj doganierët kanë thirrur policët e komisariatit të komunikacionit nga Mühlhauseni, të cilët e kanë inspektuar autobusin. Ekspertiza ka konstatuar se timoni ishte aq i shkatërruar sa që mund të qëndronte ndoshta më së shumti edhe disa kilometra, shkruan schwäbischer Zeitung. Karoseria ishte e ndryshkur ashtu si dhe boshti i mbrapmë. Frenat dhe boshti po ashtu nuk funksiononin si duhet.
Në përgjithësi, eksperti e ka klasifikuar autobusin si totalisht të dëmtuar. Për rrjedhojë, atij i janë hequr tabelat ndërsa udhëtarët janë bartur në një autobus tjetër me të cilin kanë vazhduar rrugën për në Paris. Vetëm shoferi dhe familjarët e tij, njëherësh pronarë të autobusit, të mbetur pa para po qëndrojnë në Geislingen dhe po presin ndihmë nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












